Peshëngritësi Daniel Godelli është dënuar nga gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan me 30 ditë burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Peqinasi i njohur në arenën sportive në korrik të vitit 2008, kur u shpall kampion i Europës në stilin e shkëputjes në Francë për moshat 17-vjecare, u arrestuar nga forcat e policisë gjatë një aksioni duke ju sekuestruar dy pistoleta dhe një sasi fishekësh.
Pas mbledhjes së provave, prokurori i rrethit gjyqësor të Elbasanit Petref Asllani kërkoi masën e arrestit 30 ditë burg për Daniel Godellin, kërkesa prokurorit u aprovua nga gjyqtarja Idush Maliqi. Ndërsa avokatët mbrojtës të peshëngritësit Godelli kërkuan që hetimet të vazhdonin në gjendje të lirë.
(d.b/shqiptarja.com_
/Shqiptarja.com