7 vota deputetëtsh i kanë ndarë 4 pedagogë të institucioneve të arsimit të lartë në vend për tu bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi ka rrëzuar sot katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve. Emrat e përzgjedhur për të plotësuar 4 vakancat në këto dy institucione nuk morën numrin e domosdoshëm të votave, duke e rikthyer procedurat e përzgjedhjes së tyre në nënkomisionin e posaçëm të ligjeve.
Kandidatët për anëtarë të KLGJ-së, Yllka Rupa dhe Orjona Muçollari, morën 87 vota pro, 9 kundër dhe 16 abstenim. Edhe dy kandidatët për KLP-në, Ilir Rusi dhe Mirela Bogdani u rrëzuan pasi morën 87 vota pro, 6 kundër dhe 16 abstenim.
Pas këtij votimi kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re sipas procedurës së parashikuar në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarëve, 5 anëtarë jo-gjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe 6 anëtarë gjyqtarë të zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Kuvendi zgjedh 2 anëtarë nga Avokatia, 2 nga institucionet e arsimit të lartë dhe 1 nga shoqëria civile. E njëjta gjë është edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili ka 5 anëtarë jo prokurorë dhe 6 anëtarë prokurorë.
Sipas procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të drejtësisë, kandidatët nga trupa e pedagogëve përzgjidhen në 2 faza: së pari nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë (fakultetet e drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës) dhe së dyti nga një mbledhje e posaçme e rektorëve dhe dekanëve. Kuvendi zgjedh pastaj 2 anëtarë për secilin institucion midis kandidatëve me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Cenoi figurën e magjistratit dhe reputacionin e gjykatës’, ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares së Kukësit! Shkeljet me kolegët gjatë seancës (EMRI)
18 Mars, 12:12
-
'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)
18 Mars, 10:47
-
VIDEOLAJM/ Flamur Noka turpëron Kuvendin me gishtin e mesit
17 Mars, 17:08
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
‘Senatorët’ e PS në lista të hapura/ Kodheli: Sfidë, e kërkova vetë! Gjiknuri: Formulë e suksesshme! Naço u largua: Në shtator bëhem avokat
13 Mars, 09:35
-
ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari, më 2023 kaloi Vettingun: Shkelje të rënda, pati 11 ankesa ndaj saj!
5 Mars, 21:44
-
Kuvendi i shkarkoi/ Report Tv siguron listën me 55 kandidatë për Këshillin Drejtues të RTSH
4 Mars, 12:29
-
Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe KLP
4 Mars, 10:38
-
KLP transferon 5 prokurorë nga rrethet dhe emëron 3 të tjerë në Prokurorinë e Përgjithshme! Katër vijnë në Tiranë dhe një shkon në Elbasan (EMRAT)
3 Mars, 20:00
-
Arrestimi në zyrë/ Erion Veliaj letër ILD-së dhe KLP-së: Pezulloni nga detyra Ols Dadon! Prokurori në konflikt të hapur interesi më kërcënoi e shantazhoi
28 Shkurt, 18:18
-
Do marrë pjesë në primaret e Berishës, KLP miraton mbarimin e statusit si prokuror për Arjan Ndojan
28 Shkurt, 13:55
-
Frrok Çupi: Sakrifica e të tërës për Njërin
25 Shkurt, 14:59
Do jete turp per kete parlament qe te beje anetar te KLP nje manjiak dhe injorant si Ilir Rusi. Nje njeri qe deri dje thjesht sepse i mbante çanten Altin Sheganit ube pedagog e sot duhet te jete vendimarrs ne orgNet e reja te drejtesise. Realisht do te jete shume turperuese
Përgjigju