'Nuk mund të veshësh kostum mbi një trup të plagosur', Panariti: Qeveria duhet të pyeste partitë e tjera për pjesëmarrjen në minishengen

TIRANE- ''Pjesëmarrja e Shqipërisë në minishengen, minon dialogun Prishtinë-Beogrda duke i krijuar hapësirë Serbisë''. Kjo ka qenë deklarata e ish-ministrit të Jashtëm Edmond Panariti në studion e Report Tv. Panariti tha se qeveria duhet të ishte konsultuar me parlamentin dhe forcat e tjera politike, duke e quajtur hapin e saj, naiv.  "Dalja e këtij propozimi në këtë moment dëmton rëndë dialogun Prishtinë-Beograd, dhe i krijon një hapësirë Serbisë e cila nuk është për dialog mes dy vendeve. Ne bëhemi pjesë e një garniture të panevojshme. Ka një mungesë transparence të plotë për pikat e marrëveshjes. Një qeveri e përgjegjshme, për nisma të tilla duhet të pyesë edhe parlamentin shqiptar, forcat politike. Vizita e parë që Rama duhet të bënte do duhet të ishte në Kosovë për të marrë mendimin e tyre për të planifikuar më pas veprimin e radhës. Çdo lëvizje e Shqipërisë pro kësaj marrëveshje është e rrezikshme.

Kostoja e parë është për Kosovën. Serbia tashmë ka vendosur vijën e kuqe dhe nuk e njeh Kosovën duke vendosur bllokada në të gjitha nivelet. Unë mendoj që hapja e lojës në mënyrë të panevojshme nuk duhet të bëhen. Kosova nuk mund të ishte prezent, sepse nismëtarja e kësaj nisme, Serbia, nuk e njeh atë. Veprimi i Kosovës është i menduar, ndërsa i Shqipërisë është naiv, dhe i pakonsultuar", tha Panariti.

Ndërsa gjuhën e kryeministrit Edi Rama në drejtim të liderëve politikë të Kosovës, Panariti e quajti të rëndë, duke bërë thirrje se procesi duhet ngrirë, për shkak se për sa kohë nuk është bërë transparencë, ekzistojnë dyshime se disa individë duan të përfitojnë për interesat e tyre politikë. "Gjuha e kryeministrit ishte e rëndë. Në vend që të shkojmë në krah të qëndrimit dinjitoz të Kosovës, krijojmë pole që e pengojnë dhe që janë pjesë e një strategjie të mirë menduar dhe i shërbejnë vendeve për qëllimet e tyre politike. Ky proces duhet të ngrijë. Këto janë çështje delikate. Unë prisja të krijohej një debat mes forcave politike, pasi ky proces duhej analizuar për përfitimet dhe kostot. Ti nuk mund të veshësh një kostum mbi një trup të plagosur. Për sa kohë sa nuk është bërë transparencë ekzistojnë dyshime se disa individë duan të përfitojnë për interesat e tyre politikë", përfundoi Panariti.

Gjatë samitit së të shtunës në Tiranë, Rama e quajti të pakuptimtë vetëizolimin e Kosovës dhe refuzimin për të përfituar nga marrëveshjet ekonomike që nxori ky samit. Por pavarësisht situatës së krijuar, ky samit nuk e pengon vijimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Samiti në Tiranë, tha se vendet nuk duhet të mbeten peng i së shkuarës e konflikteve dhe se është koha për paqe e për zhvillim ekonomik. Ai tha se të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë. Jashtë Samitit, nga 6 vende të Ballkanit të Perëndimor, nuk kanë pranuar të marrin pjesë vetëm Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 27/12/2019 02:50

    Z.Panariti ish minister ne me shume se nje ministri dhe kjo kategorikisht nuk do te thote se ai i njeh fushat e ministerllekut,por ai ishte hajdut i LSI,sepse pa qene hajdut nuk e vinte krye hajduti Mete(a)dhe atehere ishte koha e “tepsise “;po keshtu nqs qeveria do te pyeste LSI-ne Mete(a) do te kerkonte te futte ndonje hajdut me cizme ne kete pazar!Mire u pafshim!

    Përgjigju
  • O tej: 26/12/2019 21:59

    Pa tjeter duhej pyetur baxhella Monik

    Përgjigju
  • Tani: 26/12/2019 19:04

    Duhej pyetur kovaci qeros.....

    Përgjigju
  • KOVAÇI ENVERIT: 26/12/2019 18:59

    O edmont panariti duhesh pyt ti se je Dipllomati madh ke qen kovaç i partis së punës ( sumës ). E ti mer vesh shum nga Dipllomacia se shkollën e kreve kur erdhi demokracia e kryekriminelit spiunit sërb salheut. Se ti po të

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital