Një 19-vjeçar, i cili u arrestua pasi qëlloi tre herë pas shpine një taksist 44-vjeçar dhe më pas e grabiti, ka shkaktuar zemërim të gjerë në Turqi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari taksisti Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin.
Siç dëgjohet në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë taksisti i shpreh mospëlqimin e tij për maskën që 19-vjeçari ka vendosur në fytyrë.
“Jam i sëmurë, prandaj e kam veshur”, i tha 19-vjeçari. Taksisti i thotë se “askush nuk do t’ju marrë nëse mbani maskë”, ndërsa i riu e pyet: A duhet t’i lini njerëzit në rrugë në një mot të tillë? Është acar.’
44-vjeçari ndalon në vendin ku 19-vjeçari i kërkoi dhe e informon se kanë mbërritur në destinacion.
Pas kësaj 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai qëllon tre herë. Pasi e vret, 19-vjeçari ulet tek sedilja e parë duke kërkuar para në taksi dhe ndërkohë që taksisti po rënkonte, ai e gjuan në fytyrë dhe i thotë “nuk duhet t’i besosh të gjithëve”.
44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë u nënshtrua plagëve të marra, siç njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.
Vrasja e tij bëri bujë në rrjetet sociale! Kolegët e tij protestuan e thanë se ai ishte i zoti në punën e tij dhe ishte në paqe me njerëzit.
Ekipet e policisë nisën hetimet për ngjarjen dhe shqyrtuan pamjet e kamerës së automjetit në taksi dhe rreth 70 kamera sigurie në zonë. Nga gjithsej 110 orë filmime të shikuara, u konstatua se i dyshuari ishte Delil Aysal. Aysal u kap dhe u ndalua në shtëpinë ku fshihej. Pas procedurave në komisariat, ai u arrestua dhe u dërgua në burg.
İzmir’de, soğukta üşümesin diye araca aldığı yolcu tarafından saldırıya uğrayan şoför, 3 kurşunla ağır yaralandı.
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) February 1, 2024
Saldırgan, vurduktan “Bazı insanlara güvenmeyeceksin” dedi.
pic.twitter.com/u4pUv74IiQ