Nuk mundet Rama vetëm duke bërtitur në Parlament jo, jo, jo, jo…

Nuk mundet Rama vetëm duke bërtitur në Parlament jo, jo, jo, jo…

Gazment Bardhi

PS nuk mund të prekë dot paketën kushtetuese të SPAK pa patur votat e opozitës. Nuk i ka numrat.

Nga ana tjetër vetë opozita thotë që ka probleme në sistemin e drejtësisë, gjyqet zgjasin, qytetarët sorollaten, nuk mbrohen, ka probleme me korrupsionin, bile disa here e ka vajtur aq larg e ka sulmuar dhe vetë SPAK.

Po si do zgjidhen këto probleme të qytetarëve? Normalisht me ligje në Kuvend. Ligje për të cilat mund të duhet votë nga të dy palët

Në këto kushte do ishte shumë e logjikshme që qëndrimi i opozitës ndaj Rezolutës Antikorrupsion, në rast se kishte hallin e SPAK, të ishte: Jam dakord që duhet luftuar korrupsioni. Nuk do t'i jap votat për prekjen e SPAK, por do jap votat në ligjet e tjera që mendoj që duhen ndryshuar për të mirën e qytetarëve.

Në këtë mënyrë opozita edhe mund të arrinte të ndryshonte ligje që mendonte që duhen ndryshuar, edhe do ishte e qartë në pozicionin e saj si mbrojtëse e SPAK si një strukturë që po jep rezultate, dhe nga ana e imazhit do dilte si opozitë konstruktive në sytë e opinionit publik brenda dhe jashtë vendit.

Duke bërtitur në Parlament jo, jo, jo, jo, duke mos marrë pjesë apo bojkotuar votimin, i jep dorë Ramës dhe PS që në sytë e opinionit publik dhe ndërkombëtarëve, ta paraqesë opozitën si një person të papërgjegjshëm, që thotë vetëm jo dhe nuk ia ka haberin si behet një shtet dhe loja politike.

Është e qartë që opozita duket e paaftë të bëjë një lojë politike rezultative dhe kjo është e vetkuptueshme.

Në masën më të madhe lidershipi i saj nuk është rinovuar por është po i njëjti që po bëhen 12 vjet që po shkojnë nga humbja në humbje përballë Ramës.

E kanë vërtetuar në më shumë se një dekadë që nuk janë të aftë të fitojnë përballë tij e prapë vazhdojnë të qëndrojnë të kapur me thonj pas karrigeve.

Ndërkohë zgjedhjet janë vitin tjetër dhe kështu si është opozita mesa duket PS ka për t’i kapur e vetme gjithë votat e nevojshme për të bërë ndryshimet siç i do vetë. E në këtë rast do jetë dhe faji i opozitës që nuk di të ndryshojë për të fituar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë