Një protestuese ka goditur me vezë deputetin socialist Ramion Kurti. Ajo shihet teksa bisedon me deputetin e Fierit, ndërsa ai ndodhet pas kordonit të sigurisë të barrierave metalike.

Më pas largohet dhe protestuesja i qëllon me një vezë, por pa sukses. Në përpjekjen e saj të dytë, veza e kap deputetin në këmbë.

“Deputetë të shitur, nuk na përfaqësoni!”, janë thirrjet e protestuesve.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Përplasje te Kuvendi, sulme me vezë ndaj deputetëve të PS! Gurë në drejtim të efektivëve, lëndohen 3 prej tyre! 8 të shoqëruar, hiqet gardhi metalik, policia hedh spray me piper (VIDEO)