Një person i armatosur, i cili më vonë u gjet i vdekur, hapi zjarr në katin e dytë të një ndërtese mjekësore në kampusin e spitalit Saint Francis në Tulsa të mërkurën pasdite, duke vrarë katër persona ndërsa 10 të tjerë u plagosën, thanë autoritetet.

Dy armët e zjarrit një pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë gjysmë automatike u gjetën të dyja në vendngjarje, tha më herët për CNN kapiteni i policisë së Tulsas, Richard Meulenberg.

“Ishte thjesht çmenduri brenda, me qindra dhoma dhe qindra njerëz që përpiqeshin të dilnin nga ndërtesa”, tha Meulenberg për CNN.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
Sulmi me 4 të vrarë në SHBA, Policia: Ishte e planifikuar, kishte si shënjestër mjekun që e operoi

Dr Preston Phillips që ishte shënjestra e atentatit  u vra në sulm, sipas zyrtarëve të qytetit Tulsa.

Viktimat e tjera janë Dr Stephanie Husen, Amanda Glenn dhe Ëilliam Love.

I dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara vetë nga arma e zjarrit që kishte.

Ai kishte blerë një pushkë gjysmë automatike të stilit AR 15 vetëm disa orë para të shtënave, dhe gjithashtu ishte i armatosur me një pistoletë, tha policia.

Shefi i policisë së Tulsa, Ëendell Franklin tha se burri "fajësoi Dr Phillips për dhimbjet e vazhdueshme" pas operacionit që mori në Spitalin St Francis më 19 maj.

Pas lirimit të tij nga spitali, i dyshuari "thirri disa herë gjatë disa ditëve duke u ankuar për dhimbje dhe duke kërkuar trajtim shtesë", tha Franklin. Është e paqartë nëse ai ka marrë ndihmë të mëtejshme.

Ai shtoi se një letër e marrë nga skena e krimit e bënte të qartë se i dyshuari "hyri me qëllim për të vrarë Dr Phillips dhe këdo që e pengonte".

"Ajo letër na tregoi historinë. Kjo ishte planifikuar," tha zoti Franklin.

Policia thuhet se mbërriti në ndërtesën mjekësore tre minuta pasi u njoftua për incidentin të mërkurën pasdite gjë që ata thonë se siguroi që numri i të vdekurve të mos ishte më i lartë.

"Trajnimi ynë na bëri të ndërmarrim veprime të menjëhershme pa hezitim," tha shefi Franklin.