Nuk ndalet dhuna në futbollin shqiptar, përplasje dhe kartonë të kuq në Sarandë (VIDEO)

Vijon dhuna në futbollin shqiptar. Këtë javë incidentet nuk kanë ndodhur në Kategorinë Superiore, por të dytën, në ndeshjen mes Butrintit dhe Tepelenës të zhvilluar në Sarandë.

Butrinti arriti që të fitonte ndeshjen e vlefshme për grupin B të Kategorisë së dytë, e cila u ndërpre për disa minuta në fund.

Shkak për incidentin u bë një përplasje në fushë mes lojtarëve, që më pas degjeneroi në dhunë fizike, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave të rendit që situata të qetësohej.

Vendasit e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pasi Mucaj u ndëshkua me karton të kuq, për goditje të kundërshtarit.

Tensione ka pasur edhe në ndeshjen Përmeti-Gramozi e cila përfundoi 3-1, ndërsa dy ekipet e kanë mbyllur ndeshjen me nga 9 lojtarë pasi kanë marrë nga dy kartonë të kuq.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/05/2019 22:37

    Na duhet një Thaçer, ajo i boni anglezt pula. Na duhet 5 vjet te pezullohet kampionati kombetar dhe keta 5 vjet perjashtim edhe nga kupat e Europes. Keshtu dhe vetem keshtu do t bohemi njerëz!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë