Sherr në fundin e takimit Tirana-Skënderbeu, ja pse agravoi situata në tribunën ‘VIP’

Fundi i ndeshjes Tirana-Skënderbeu në kryeqytet ka patur shumë tension në tribunën ‘VIP’ të “Selman Stërmasit”. Ka qenë goli I realizuar nga Hasani në minutën e 91 ai që solli shumë gëzim në fushë, por dhunë në tribunë.

Pas disa fjalëve provokuese në distancë, djali i presidentit të Skënderbeut Gerhard Takaj dhe një tifoz i Tiranës, kanë tentuar të konfrontehen fizikisht, duke shkaktuar një rrëmujë në tribunë për disa minuta. U desh ndërhyrja e të pranishmëve, por edhe e policisë private për të qetësuar disi situatën.

Gjithsesi kjo ngjarje u përsërit edhe në vërshëllimën e arbitrit, me personat në fjalë që tentuan të konfiktoheshin edhe në brendësi të stadiumit, por këtë herë me ndërhyrjen e policisë gjithçka u shua përfundimisht.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik