Pa dyshim, kanë qenë zërat e precipitimit të krizës greke ato, që e kanë bërë të pandalshëm rënien e vlerës së euros, madje edhe ekspertët financiarë, që përgatitin samitin e Brukselit, kanë theksuar se Eurozona duhet të jetë e përgatitur për një largim të mundshëm të Greqisë prej saj. Deri tani, një gjë e tillë mbetet hipotezë, por gjithnjë e më shumë bankat dhe qeveritë evropiane po e marrin parasysh, në mënyrë që asnjë situatë të mos i gjejë të papërgatitur.
Ish-kryeministri grek Papademos deklaroi se, ndonëse është fjala për një skenar shumë pak të mundshëm për të ngjarë dhe aspak pozitiv për Greqinë dhe Evropën, tani po konstatohen gjithandej përgatitje për një situatë me Greqinë jashtë eurozonës.
(gk/im/shqiptarja.com)