'Nuk pajtohem me Open Balkan', Rama-komentuesit: Është e ardhmja, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet me avazin e vjetër

'Nuk pajtohem me Open Balkan', Rama-komentuesit: Është e ardhmja, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet me avazin e vjetër

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues, i cili i shkruan kreut të qeverisë se nuk bie dakord me iniciativën 'Open Balkan'. Sipas tij, shqiptarët kanë nevojë për bashkim dhe kjo nuk arrihet përmes 'Open Balkan'. Komentuesi i shkruan Ramës se serbët nuk i duam pasi na cënojnë territorin tonë dhe detin.  

“Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në territorin tonë”, ka shkruar komentuesi", shkruan komentuesi.

Në përgjigjen e tij kundrejt komentuesit, Rama thotë se 'Open Balkan' është e ardhmja dhe vetëm kështu mund të bëhet bashkimi i shqiptarëve. Kryeministri shton se të kaluarën duhet ta lëmë pas dhe detin nuk na e merr askush, por duhet ta përdorim si një pikë strategjike të vendit tonë për të krijuar rritur ekonominë.

"Ora e historisë shkon përpara dhe kush ia tërheq akrepat mbrapsht thjesht gënjen veten! 'Open Balkan' është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve bëhet me mjetet e të ardhmes, jo me avazin e vjetër të së shkuarës. Sa për detin, duhet të jemi shumë të qetë, se detin që na e ka dhënë Zoti nuk na e merr dot askush, por duhet të jemi edhe të mençur që edhe nga deti të krijojmë më shumë ekonomi e mirëqenie", shkruan Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan

INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan