LSI dp të fitojë 4 mandate në qarkun e Beratit. Kështu ka bërë të ditur kandidati për deputet i LSI-së për qarkun e Beratit Lefter Maliqi. Megjithëse është renditur i 7 në listën e kandidatëve, Maliqi u shpreh i bindur se ai do të dalë deputet në këto zgjedhje dhe madje do ta kritikojë Bashën nëse nuk mban premtimet në qeveri.
‘Mesazhi është i qartë LSI do të fitojë 4 mandate dhe PD do të marrë 2 mandate duke e lënë PS-në me një mandat. Nuk ka asnjë investim për qarkun e beratit. Do të futem si deputet në qeveri dhe do të jem i njëjti zë kritik nëse nuk do të mbahen premtimet nga qeveria e Bashës.
Unë e shikoj në çdo takim që bëj me socialistët e ndershëm, të cilët Rama i hodhi në rrugë. Nuk ja mbante të vendoste emra, e përgojuar dhe përfolur pa identitet të PS-së. Edhe Kolegji zgjedhor u kap tani siç është kapur Reforma në Drejtësi. Shqiptarëve do tu kthehet demokracia dhe gjithë e ardhmja për të shkuar në BE.’- tha Maliqi.