Nuk e justifikoi, SPAK-u regjistron dosjen e parë të OLF-së për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit

Nuk e justifikoi, SPAK-u regjistron dosjen e parë të OLF-së për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit

Efektivet e Operacionit Forca e Ligjit tek kompleksi 'Golden' ne Shijak

TIRANE-Prokuroria e Posaçme (SPAK-u) ka regjistruar dosjen e parë të Operacionit Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurisë së familjes Hajri nga Shijaku, Altin, Bajram dhe Leonard Hajri. Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020, ndërsa në datë 3 shkurt, ligji Anti-KÇK bëri goditjen e parë në terren me firmën e drejtorit të policisë Ardi Veliu duke sekuestruar kompleksin në pronësi të tij, "Golden" pranë Shijakut.

Veç kompleksit "Golden" u sekuestruan edhe tre shtëpi dhe një pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Familja Hajri kishte kohë vetëm 48 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë, por nuk gjë të tillë nuk e ka bërë, ndërsa tashmë me kërkesë të OFL-së dosja është regjistruar nga SPAK-u, që brenda 15 ditëve duhet të bëjë vlerësimet e vendimit të OFL-së që e vendosi masën e sekuestros me firmën e Ardit Veliut dhe të vendosë nëse do ia dërgojë Gjykatës së Posaçme. Nëse SPAK-u ia dërgon gjykatës, kjo e fundit ka 15 ditë kohë për të vendosur. Nëse gjykata vendos konfiskimin, pasuria kalon për llogari të shtetit.

Për ngjarjen e rëndë të Jan Prengës janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve vëllai dhe babai i Altin Hajrit, Leonard dhe Bajram Hajri. Policia ka dyshime se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin 'Golden' në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri. Teksa i ka shpëtuar drejtësisë në shumë raste, edhe për tentativën e vrasjes së fqinjit të tij pasi dyshohet se nuk i shleu detyrimin për punët hidraulike që ai kreu në kompleksin 'Golden' e cila nga 7 vjet në shkallë të parë u rrëzua si dënim nga Apeli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 07/02/2020 12:36

    Po ikni megjith spakun se lat nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla me Këshillin Kombëtar të Diasporës: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla me Këshillin Kombëtar të Diasporës: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen