Pas protestave disa ditore ndaj vendimit të kompanisë Bankers Petroleum për përgjysmim të çmimit të qirave vjetore të tokave, mbrëmjen e së enjtes 20 banorë të fshatrave të Marinzës kanë hyrë në grevë urie. Ata janë ngujuar në zyrat e kompanisë dhe thonë se do të qëndrojnë aty deri sa të gjendet një zgjidhje.

Banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë kërkojnë takim me një përfaqësues të kompanisë.

Gjatë ditës së sotme ata e zhvendosën protestën pranë zonës ku kryhet punimi dhe hollimi i naftës.

Të tensionuar, protestuesit hapën me forcë portën dhe u futën në ambientet e punës.

Më tej e vazhduan revoltën dhe në zyrat e kompanisë, por nuk u pritën nga drejtuesit.

Banorët kërkojnë që të mos ulet vlera e qirasë së tokave të tyre të marra në përdorim nga Bankers. Ata nuk pranojnë uljen nga 400 mijë në 200 mijë lekë për dynym në vit.

“Kemi kohë që marrim të njëjtën përgjigje. Rrogat e operatorëve janë 4 milionë lekë. Nëse ai nuk e paguan do ta kthejmë tokën në gjendjen e tyre të mëparshme”, tha një banor.

Banorët paralajmërojnë se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, nga mëngjesi i ditës së nesërme do të bllokojnë lëvizjen e autoboteve në tokat e tyre.

“Tani kemi vendosur që nga ora 07:00 secili do të qëndrojë në tokën e tij. Nuk do të lejojmë as operatorët as autobotët. Do të vijojmë me protestën deri në fund”, tha një banor.

Kompania “Bankers Petroleum” ka kontrata qiraje me rreth 800 pronarë tokash në zonën Patos-Marinzë, ku prej vitesh shfrytëzon tokat për aktivitetin e nxjerrjes së naftës.

Sipas njoftimit të kompanisë, nga viti 2027 vlera e qirasë do të përgjysmohet, me rekomandim të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN.

“Bankers Petroleum” pretendon se çmimi i ri i qirasë justifikon vlerën aktuale të pronës në treg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Protesta për qiratë e tokave, banorët e Patos-Marinzës ngujohen në zyrat e ‘Bankers Petroleum’: Nuk lëvizim derisa të vijë përfaqësuesi (VIDEO)

 

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos- Marinzë janë ngujuar në zyrat e Bankers dhe do të qëndrojnë aty përgjatë gjithë natës derisa kompania të marrë vendimin për t’i takuar me një përfaqësues që do t’u ofrojë zgjidhje përfundimtare për problemin e qirave të tokave.

“Do të rezistojmë, nuk lëvizim derisa të marrë noterin. Këtu na ka.”

“Do t’i mbajmë zyrat të bllokuara, do t’i zaptojmë”, thonë banorët.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (3 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • ana: 10/09/2026 18:31

    LARGONI KETA BANDITE QE PO JU VJEDHIN DHE GRABITIN NAFTEN...JU BANORE TE MARINZEZ..JU SOT DUHET TE KISHIT 1 MILION EURO NE BANKE....KETA BASHKE ME QEVERITARET PO JU HEQIN DHE BUKEN E GOJES..PERZEJINI ME DAJAK...KA KOMPANI TE TJERA SA TE DUASH PER NAFTEN......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?