SARANDË- Andrea Jovani, 46-vjeç me detyrë mjek në spitalin e Sarandës është vënë nën hetim ditën e sotme pasi duke shpërdoruar detyrën, ai nuk i kishte kryer vizitën mjekësore një qytetari në këtë spital.

46-vjeçari Jovani, mjek ORL pranë Spitalit të të Sarandës akuzohet nga qytetari se kur ai kishte vajtur pranë ambineteve të Spitalit për të bërë një vizitë mjekësore, nuk ishte pranuar.

Drejtori i Spitalit të Sarandës në një komunikim për Report Tv i tha se qytetari ishte paraqitur në orën 10:00, orar në të cilin sipas tyre nuk kryhen vizita mjekësore.

Gjthashtu ai thotë se qytetari ishte drejtuar në Komisariatin e Policisë, pa bërë paraprakisht një ankesë në spital lidhur me këtë çështje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Qytetari akuzon mjekun se nuk e vizitoi, drejtori i spitalit të Sarandës: Kshte ardhur në një orar kur nuk kryhen vizita  

Mjeku i Spitalit të  Sarandës Andrea Jovani , është akuzuar nga një qytetrar se nuk i ka kryer vizitën mjekësore.

Në një komunikim që Report Tv ka pasur me Drejtorin e  këtij Spitali, thuhet se qytetari ishte paraqitur në orën 10:00, orar në të cilin sipas tyre nuk kryhen vizita mjekësore. Gjthashtu ai thotë se qytetari nuk kishte  bërë një ankesë në spital lidhur me këtë çështje,por ishte drejtuar Komisariatit të Policisë.