Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Fier të premtën, pasi nuk i është bindur një polici rrugor që i ka kërkuar të tregojë dokumentet e automjetit që po drejtonte.
Për këtë, 20-vjeçari K.M. akuzohet për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento