Dhjetra banorë të këtyre komunave janë mbledhur në rrugën hyrëse të fshatit Pirg, buzë aksit nacional duke i konsideruar këto ndryshime të padrejta pasi kjo u rrit kostot ndërsa kanë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve
Ndarja e re administrative protestojnë dhe banorët e komunës Bradashesh
Banorët e Bradasheshit, komunës më të madhe të rrethit të Elbasanit kanë protestuar kundër reformës së re territoriale, që e bashkon këtë komunë me 15 mijë banorë si edhe tre komunat e tjera atë të Paprrit, Gracenit dhe Funarit me bashkinë e Elbasanit.
Protesta e mbështetur nga kreu i komunës Bradashesh, Sabri Sollaku, ka mbledhur shumë banorë të kësaj komune për të kundershtuar këtë vendim. Sipas banorëve ato do të bojkotojnë zgjedhjet lokale, si edhe do të vazhdojnë protestat deri në bllokimin e aksit kryesor atë të Tiranë –Elbasan, nese ky vendim lihet ne fuqi.
Nga ana e tij kreu i kësaj komune Sabri Sollaku e cilëson si të pa drejtë këtë vendim, pasi sipas tij nuk është pyetur populli i Bradasheshit, dhe në këtë kuadër sipas tij në emër edhe të banorëve komuna do të kërkojë referendum, me qëllim që të dëgjohet edhe zëri i banorëve.
“ Së bashku me tre komunat e tjera ne përbëjmë një popullsi prej 35 mijë banorësh, dhe me të drejtë të plotë kërkojmë që të krijohet një njësi e re vendore e quajtur Bashkia Bradashesh e kompozuar nga bashkimi i komunave Papër, Bradashesh, Gracen dhe Funar”, ka thënë në fjalën e tij Sollaku, ndërsa ka kundërshtur me forcë në emër edhe të tre komunave të tjera variantin për ndarjen e re administrative territorial ku këto komuna i bashkohen bashkisë së Elbasanit.
Krerët e komunave pretendojnë se plotësojnë një sërë kriteresh që të jenë bashki më vete, që sipas tyre është ai i marrëdhënieve historike kulturore, traditat e jetesës dhe bashkëjetetsës, zakone dhe tradita të njëjta, emomcione sociale të afërta, si dhe marrëdhënie natyrale të përbashkëta.
Në këtë kuadër 35 mijë banorët e katër komunave i kërkojnë nëpërmjet një shkrese zyrtare Parlamentit, kryeministrit, OSBE-së etj, që të mbështesë kërkesën e tyre ose në rast të kundër do të kërkojnë referendum.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)