Donte të divorcohej, Liljana Buzo u vra nga burri ish-polic në prani të djalit! Autori: I kisha thënë s'do ndahesh prej meje! Komshinjtë: U tmerruam, ajo kishte ikur nga shtëpia

Liljana Buzo 54-vjeçarja që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj kur është qëlluar për vdekje. Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.

54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai thotë se i kishte kërkuar bashkeshorte  më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje që të mos shkonte në burg.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe arma e krimit, tip kallashnikov, bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete. ]

1620387120_1620373326bozo.jpg

Liljana Buzo dhe Koço Buzo

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
‘U tmerruam’, flasin fqinjët e çiftit Buzo në Elbasan: Luljeta kishte ikur nga shtëpia, vite më parë kishin humbur një djalë në aksident (VIDEO)

Flasin fqinjët e Liljana Buzos 54-vjeçares që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo. Fqinjët shprehen të tmerruar nga ngjarja, ndërsa thonë se nuk kanë qenë në dijeni të problemeve që ka pasur çifti dhe as për faktin se ata kanë qenë në proces divorci. Ata thonë se vite më parë çifti Buzo kishte humbur një djalë në një aksident automobilistik.

“U tmerruam nga ajo që dëgjuam, atyre iu kishte vdekur dhe një djalë disa vite më parë në një aksident, kohët e fundit Luljeta nuk jetonte këtu, nuk e pata pare. Nuk para dilte që ku i ka vdekur i biri u mbyll. Ka vite që i ka vdekur i biri në aksident. Nuk e dinim që ishte në proces divorci, shumë e rëndë shumë është”, tha një tjetër.

“Më ka ardhur shumë keq, pup u pus a keq. Si nuk i erdhi keq per gruan dhe fëmijët, as sa gjynah sa keq më erdhi. Jo se kisha dëgjuar më parë. Më ka ardhur shumë keq kam qarë, po se njoh zotërinë. Gjynah për ato fëmijë njëherë si nuk i erdhi keq”, tha një fqinje.

Ora 09:40
Vrau gruan se donte ta divorconte, zbardhet dëshmia e Koço Buzos: I kisha thënë s'ke për t’u ndarë prej meje, donte të më fuste në burg

1620304097_KOCOBUZO.jpg

Zbardhet dëshmia e Koço Buzos autorit që vrau dje afër Gjykatës gruan e tij Liljana Buzon, për shkak se ajo donte të divorcohej prej tij për shkak  të dhunës. Edhe në dëshminë e tij autori thotë se i kishte thënë që nuk ka për tu ndarë prej tij.

“I pata thënë që nuk ke për t’u ndare prej meje, donte të më fuste ne burg”, tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen