Nuk qenka vetëm Kiara? Bledi Mane rendit arsyet e vërteta të largimit nga “Big Brother Vip”

Nuk qenka vetëm Kiara? Bledi Mane rendit arsyet e vërteta të largimit nga “Big Brother Vip”

Bledi Mane

Gazetari Bledi Mane habiti jo pak me vendimin që mori një natë më parë në “Big Brother VIP Albania”. Ai ishte në nominim me Luizin dhe Kiarën, por vendosi të dalë nga shtëpia, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin.

Arsyet e tij lanë shumë dyshime te banorët dhe opinionistët e “Big Brother Vip”, por gjatë ditës së sotme ai ka shprehur arsyet e vërteta në një intervistë të dhënë.

“Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë, madje që nga dokumentet e Anglisë, një pjesë e burgosjes, marrëdhënies me njerëzit dhe aty në shtëpi dy javët e para dhe të fundit që isha tundohesha nga pijet që ishin vërdallë. Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtit banorë me të njëjtat debate, ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe të degjeneroj edhe veten edhe lojën apo të mbetesha me atë shijen e mirë dhe të largohem sepse edhe kushtet e shtëpisë ta impononin një lloj varësie dhe unë e di veten time”-tha Bledi për “TAR.”

Bledi shtoi se: Një nga arsyet është edhe Kiara, por gjithmonë zgjedhimi i foljes fillon nga: unë jam, ti je… Megjithatë më besoni se Kiara duhet edhe dy javë në atë shtëpi sepse Luizi është treguar agresiv me planin A nëse largohej Kiara dhe planin B nëse largohej Bledi. Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte nuk e di ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona.”

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 23/02/2023 09:33

    Bledi Mane i duhej shtepise nuk duhej te dilte ,por jam kureshtare te dij a doli se nuk pati besim ne vetvete se do kalonte limitet qe mbajti ato dite se ai nuk eshte krejt ashtu si u paraqit per ate kohe qe qendroj eshte me agresiv pa mohuar zgjuarsine dhe bagazhin qe ka.Apo valle pati ndonje kercenim qe e detyruan te dale ose te mos fliste me me Olten duke ja thene gjitha ne sy. Dhe them qe Bledi doli qetesisht se gojen dhe analizen e ben vete nuk ja shkruan njeri.

    Përgjigju
  • Jola: 23/02/2023 08:31

    Mund te kesh vese por u tregove shume qytetar. Te Luiz shikoj agresivitetin, kercenimet, vulgaritetin e atij qe do te dale mbi tjetrin me doemos. Ti shkel mbi kedo dhe ndihesh shume rehat. Si Luiz ka dhe plot te tjere shoqeria jone. Nese nuk flasim sa e gabuar eshte fitorja pa moral, do te shkaterrohemi si shoqeri. Kete duhet t'ja mesojme femijeve qe ne vegjeli, se per Luiz nuk ka me shprese

    Përgjigju
    • Boss: 23/04/2023 15:11

      Po pra luizi nuk eshtë pijanec , drogaxhi,dhe te ty shikoj prapambetjen,dikë të pa shpresë dhe pa tru për të kuptuar njerëzit dhe luizi eshtë agresiv me ata që a kishin bullizuar dhe luizi ka kërcënuar Dean që ka thënë do bëj fmij dhe do i shes organet do vij luizin në mal do t'a xhiroja dhe të tjera

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja