Nuk raportuan për ndërtimet pa leje në Kavajë, vihen në hetim tre policë

Nuk raportuan për ndërtimet pa leje në Kavajë, vihen në hetim tre policë

KAVAJË- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka vënë në hetim tre punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajës, pasi nuk kanë raportuar për ndërtimet pa leje në Kavajë.

Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në hetim, konkretisht:  F.Gj., me detyrë Operatore pranë Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, si person i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ajo dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra në këtë funksion, në kundërshtim me ligjin, favorizonte shtetas të ndryshëm gjatë përpilimit të dokumentacionit për pajisjen me pasaportë dhe ndërhynte për favorizime të ndryshme në sferën e ndërtimeve pa leje.

-Inspektor F.H., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", për konsumim të elementëve të veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës". Ai dyshohet se në mospërmbushje të detyrës ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

- Inspektor S.B., me detyrë Ndihmës/specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, me masë sigurimi “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës". Ai dyshohet se në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka lejuar dhe nuk ka raportuar ndërtimet pa leje.

Mësohet se ndaj tyre ka prova, teksa burime zyrtare theksojnë se hetimet vazhdojnë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'