Tiranë- Nuk respektojnë këmbësorët, gjobiten brenda 48 orësh 67 shoferë (VIDEO)

TIRANË- 67 shoferë janë gjobitur brenda 48 orëve sepse nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vizat e bardha apo në rrugët kur këto të fundit mungojnë. 

Policia njofton se janë ashpërsuar masat për të gjithë drejtuesit që nuk respektojnë këmbësorët, ndonëse vihet theksi se edhe këta të fundit nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë burim aksidentesh.

"Janë të shumtë ata që drejtojnë një automjet dhe ankohen se këmbësorët janë të pakujdesshëm dhe se nuk respektojnë detyrimet e rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë shkak për aksidente të rënda, shpeshherë edhe me pasoja fatale për këta të fundit.

Por nga ana tjetër, nuk janë të paktë në numër, drejtuesit e mjeteve të kategorive të ndryshme që me sjelljen e tyre në trafik, janë po aq të rrezikshëm duke mos dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre apo kur ata kanë filluar lëvizjen në ato rrugë ku vendkalimi i tyre mungon.

Nga vëzhgimi i rrugorëve të kryeqytetit, në lidhje me sjelljen e përdorueseve të mjeteve ndaj këmbësorëve janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 67 drejtues mjetesh përgjatë 48 orëve të fundit", njofton policia rrugore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 01/09/2019 18:48

    Ata qe i bijne burise vallaj duhet ti vrsh gjobe e tja heqesh patenten se jan njerez injorante dhe te stresojne komplet. Per mua kush i bie borise eshte skizofren se ska mundesi tjeter ose do jene autik. Se kuptoj sikur ne duam te rri.e poshte semaforit kemi qef te flejme aty.

    Përgjigju
  • Flori: 01/09/2019 18:47

    Ky eshte nje vendkalim idiot, ku mund ta kishin zgjidhur me nje ure ose nje nenkalom per njerzit. Po hajde futja nje pal viza te bardha 2 km, dhe prit te kaloj kembesori per 25 minuta...dhe gati gjobat

    Përgjigju
  • Wayne: 01/09/2019 15:42

    Ndalimi absolut i përdorjes së burisë do ishte një lehtësim i madh për qytetaret dhe nga ndotja akustike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë