Policia e Tiranës vijon të ndëshkojë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë, duke i filmuar ato fillimisht. Këtë herë e kanë pësuar drejtuesit e mjeteve në mbikalimin në Sauk në unazën e Madhe të Kryeqytetit, segmenti që të çon në TEG.

Në videot e siguruara nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, shumë prej shoferëve nuk kanë respektuar radhën në korsi, duke i futur dyshe në rrugën që të fut në mbikalim për tu kthyer në Sauk.

Padurimin e tyre dhe mosrespektimin edhe ndaj drejtuesve të tjerë që detyrohen t’i hapin rrugën shkelësve për të shmangur aksidentet, shoferët e kanë pësuar me një gjobë të majme prej 5 mijë lekësh.