Policia RrugoreTiranë është vënë në monitorim të shoferëve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore. Shkeljet janë monitoruar nga ‘Droni Edukues’, ndërsa policia ka gjobitur disa drejtues mjetesh, të cilët kryesisht nuk respektojnë qytetarët tek vizat e bardha.

‘Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor. Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!’- njofton policia.