TIRANË- Dy shoferë janë gjobitur në Tiranë, pasi nuk i  kanë dhënë përparësi këmbësoreve në vijat e bardha.

Report Tv sjell videon, ku duken dy mjete, një tip ‘Ford’ dhe një tip ‘Volkswagen’, të cilët nuk ndalojnë në vijat e bardha ndonëse këmbësorët po kalojnë.

Dy shoferët janë gjobitur me 3000 mijë lekë. Ndonëse aty pranë ka qenë edhe makina e policisë me logo, kjo nuk i ka penguar drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Shkelja nga shoferët është regjistruar në rrugën ‘Medar Shtylla’ afër Komunës së Parisit.

Pavarësisht aksidenteve tragjike në vendin tonë, shoferët nuk po ndërgjegjësohen. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë një aksident i rëndë u shënua në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku Ajas Sulejmani u fut me semafor të kuq dhe në vija të bardha duke marrë përpara një çift me foshnjën tre muajsh.

Fatmirësisht ky aksident ishte pa pasoja për jetën, ku fëmija tre muajsh sëbashku me nënën Vilma Konomi ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babai Arian Konomi është rikthyer në reanimacion.