Kryeministri Edi Rama sot ka nisur ditën me një lajm të mirë për rrugën e Fierit e cila do të marrë zgjidhje me hapjen e e njërës anë të bypass-it, duke sjellë lehtësim të qarkullimit drejt jugut.

"Mirëmëngjes, dhe me lajmin që më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.