Kryetarja e FRESH Joleza Koka nuk tërhiqet pas bujës mediatike që bëri fjalimi i saj i mbajtur në selinë rozë gjatë shpërndarjes së teserave të partisë për anëtarët e rinj të Partisë Socialiste. Ajo e cilëson atë gallatë dhe evidenton 3 llojë karakteresh të cilët sipas saj evidentohen nga kjo.

"Jam kënaqur këto dy ditë me ketë gallatën sepse nëpërmjet kësaj evidentohen 3 lloj karakteresh: Karakteri i pare janë të rinjtë qe fjalimin tim e kritikojnë si të jenë kryekomunaret e portokallise, njerëz me te vjeter ne mentalitet dhe se prinderit e tyre.

Te dytët në liste janë gazetaret e PD-se, te cilet duke qene se pronaret i kane vene të prodhojne lajme vetem per hiret (e Ciljetes), meqene se ne portalet e tyre vetem ato lajme klikohen, cdo video apo shkrim e lexojne sipas fantazive roze te pronareve te tyre.

Dua te riperseris ate qe kam thene ketu, ne shqiperi ne harkun kohor te dhjete oreve mund te shkembehesh me kryetar bashkie, ministra, kryeministra etj, ku ne nje hapesire 2 km2 jeton dhe punon gjithe aparatura e shtetit nuk duhet me e marr veten shume seriozisht. Eshte per te ardhur keq ndonjehere qe ambiciet e aspirant politikaneve i kalojne dhe shtrirjen gjeografike te Shqiperise.

Sa per shtepite e ministrave gjysma e ketyre kritikeve i dine shume mire se i kane cuar te pakten nje here prinderit me nga nje cv ne dore ti presin tek dera.

Qe keshtu jave te mbare, pa strese, suksese ne punen tuaj dhe me gjere.

Edhe nje here per kenaqesine e atyre qe se kane pare, me poshte video"
-shkruan Joleza në reagimin e saj

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)