Shokon Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko: Do të ketë zgjedhje të reja vetëm nëse më vrisni mua

Shokon Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko: Do të ketë zgjedhje të reja vetëm nëse më vrisni mua

Aleksandër Lukashenko

Presidenti aktual i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se vendi do të ketë zgjedhje të reja "vetëm nëse më vrisni mua."

"Ju flisni për zgjedhje të pandershme dhe dëshironi të zhvilloni zgjedhje të reja," i tha turmës. "Përgjigja ime për këtë - ne i mbajtëm zgjedhjet dhe derisa të më vrisni, nuk do të ketë zgjedhje të reja", tha Presidenti i Bjellorusisë.

Në përgjigje të vërejtjeve të tij, turma brohoriste: "Po, po pa ty".

Lukashenko i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet, po përballet me valë protestash dhe presionesh ndërkombëtare. Vëzhguesit e pavarur kanë kritikuar zgjedhjet e vendit në 9 gusht duke thënë se nuk kanë qenë të lira dhe të drejta.

Pjesa më e madhe e ndërkombëtarëve kanë shprehur solidaritet me protestuesit dhe kanë ushtruar presion ndaj presidentit të Bjellorusisë për gjetjen e një dialogu.

Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya deklaroi se do të veprojë si "udhëheqësi kombëtar" i vendit për të ndihmuar në sjelljen e paqes në Bjellorusi, një ditë pasi dhjetëra mijëra njerëz u derdhën në rrugët e kryeqytetit Minsk për të kërkuar një zgjedhje të re presidenciale, shkruan CNN.

Ajo u bëri thirrje forcave të sigurisë së vendit që të bashkohen me protestuesit kundër Presidentit. Tikhanovskaya gjithashtu i bëri thirrje Lukashenko të lirojë të burgosurit politikë që mbahen në burgje në Bjellorusi.

Gjatë vizitës në fabrikë, Lukashenko deklaroi: "Asnjëherë nuk duhet të presësh që unë të bëj diçka nën presion," u tha ai punonjësve të uzinës MZKT, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

Presidenti tha se ai do të ishte i gatshëm të ndante pushtetin dhe të ndryshojë kushtetutën por nuk do ta bëjë këtë nën presionin e "rrugëve", në referencë ndaj protestave masive.

"Nevojitet një kushtetutë e re. Dy opsione më janë ofruar. Unë i refuzova sepse nuk janë shumë të ndryshme nga ai aktuali. Puna po zhvillohet në një version të tretë. Ejani, uluni dhe punoni në kushtetutë dhe unë do t'ju transferoj kompetencat sipas kushtetutës, por jo nën presion nga rrugët", deklaroi Lukashenko.

"Po, unë nuk jam shenjtor. Ju e dini ashpërsinë time. Ju e dini se nëse nuk do të kishte ashpërsi, nuk do të kishte vend. Ju e dini me siguri se unë nuk do t'i fyej fëmijët tuaj dhe nuk do të heq dorë nga vendi për asnjë. Kjo është gjëja kryesore", tha Lukashenko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki