Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka reaguar sërish për protestat e dhunshme që po zhvillohen për të pestën ditë në vend.

Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të mbajnë larg kryedemokratin Sali Berisha dhe klanin e tij kriminal, që sipas tij synojnë të përgjakin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tyre.

Më tej Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të shmangin aktet e dhunës, si dhe Qeverisë, Presidentit e Parlamentit që të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

Reagimi i Zef Brozit:

Studentë dhe nxënës protestues - Mbani larg protestës suaj Sali Berishën dhe klanin e tij kriminal që don ta përgjakë përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tij!

Jam me ju në kërkesat dhe të drejtat tuaja.

Protestoni, por mos digjni e shkatërroni shkolla e biznese! Mos digjni vendin tuaj që e doni më të mirë! Distancohuni nga provokatorët dhe persona që nuk kanë asgjë të përbashkët me ju.

I bëj apel policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj studentëve e nxënësve protestues. Por edhe protestuesve ju bëj apel të mos qëlloni policët.

Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti, ndonëse të vonuar, të marrin seriozisht masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve, nxënësve e rinisë.

Zef Brozi

Uashington,DC.  17 Tetor 2026