Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi, nuk është tërhequr nga deklaratat për vëllavrasje më 30 qershor, për të cilat u mor në pyetje nga policia e Elbasanit. në një prononcim për mediat pas marrjes në pyetje, ai është shprehur sërish me të njëjtat tone si dje në takimin ku u krijua Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
" Ky ka qenë një postim që unë kam vendosur me figurë video dhe tekst çfarë kam thënë dhe i mbetem besnikë të gjithë atyre që kam thënë. Nuk ka presion që mund të na mposhtë në këtë kauzë të drejtë për të rivendosur demokracinë dhe lirinë në Elbasan dhe në Shqipëri. Demokracia shqiptare ka dëshmorët e vet ndër vite që fillojnë herët para gati 70 vjetëve, dhe nuk ka asnjë të keqe, nëse duhet për të vënë lirinë dhe demokracinë në Shqipëri të kalohet dhe mbi trupat tanë, le të jemi ne dëshmorët e rinj të demokracisë shqiptare. Ky është qëndrimi im i qartë dhe i prerë", tha ai.
Aurel Bylykbashi tha se ka pasur një telefonatë për tu paraqitur në polici, dhe ka shkuar vetë, edhe pse thotë se në fletë shkruhej "arrest në flagrancë"
"Kane qenë oficer policie që më morën në pyetje mbi bazën e një indicie në lidhje me postimin në facebok pjesëmarrja ime në krijimin e aleancës", shtoi ai.
Sa i përket takimeve elektorale që kreu i qeverisë do të ketë të enjten në Elbasan, anëtari i Partissë Demokratike, Bylykbashi u shpreh: "PD dega Elbasan edhe në kuadër të Aleancës ka bërë kërkesë në polici për tubim në pallatin e sportit, që nga ne gjykohet si tubim protestë paqësore dhe një mesazh drejtuar Ramës, për t'i thënë që kështu nuk mund të vazhdojë me dhe vendi ka nevojë për zgjidhje të shpejtë politike për të mos e çuar vendin në katastrofë në 30 qershor , ky është mesazhi që duam t'i përcjellim kryeministrit Rama".
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.1%
Vota total: 1506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
Si mor e moret dhe e leshuat Turp Vettingu tju qeroje te gjitheve.
PërgjigjuSe kuptoj pse se plasin mrena kete budallain e lindur.Ky duket qe nga pamja qe eshte idiot,por inshallah s'ka raport mjeksor.
Përgjigju