Report Tv zbardh detaje të reja nga vetëvrasja e Shkëlzen Qordjas, shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Gardës, por në vendin ku ai qëlloi veten, në garazhin e Gardës së Republikës, nuk ka pasur kamera sigurie. Ambienti që survejohet është ai përtej garazhit të Gardës. Ende nuk dihet ora e saktë e vetëvrasjes së 31-vjeçarit, ndërsa ngjarja u raportuar rreth orës 11:00 të ditës së shtunë.

Nga dëshmitë e dhëna përpara grupit hetimor, në ambientet e Gardës nuk janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri. Report Tv zbardh edhe dëshmitë e një kolegëve të Qordjas, të cilët kanë pasur komunikime me shoferin e Xhafajt. Ata kanë thënë se nga biseda që kanë pasur me Shkëlzen Qordjan, ky i fundit nuk kishte shprehur asnjë shqetësim.

Nuk i kemi dëgjuar të shtënat. Vetëm kemi shkuar dhe kur kemi hapur garazhin e kemi parë Shkëlzenin të mbuluar nga gjaku. Morëm ambulancën por nuk kishte shenja jete. E kemi parë ditët e fundit, por nuk kemi vënë re ndonjë shqetësim tek ai. Nuk mund ta kuptojmë pse ndodhi. 

Dëshmia e kolegëve të 31-vjeçarit

Gjithashtu, 31-vjeçari ka biseduar edhe me disa njerëz të tjerë përpara se t'i jepte fund jetës. Hetuesit kanë marrë edhe telefonin e Shkëlzen Qordjes për të zbuluar komunikimet e fundit me kë ai i ka pasur. Nga tabulatet telefonike Prokuroria shpreson të gjejë ndonjë të dhënë që çoi në vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjes.

Ndërkohë, vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas e konfirmon edhe ekspertiza paraprake mjeko-ligjore. Ai vetëqëlluar në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, duke e tejshpuar. Sipas mjekëve, Gardisti mund të mbijetonte falë ndërhyrjes së mjekëve.