Nuk u përfshinë në listë, keqardhja
e deputetëve të PS-së

Nuk u përfshinë në listë, keqardhja<br />e deputetëve të PS-së
26 prej deputetëve aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë më në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Ata nuk janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputete disa prej dëshirës personale dhe shumica për shkak të vendimit të kryetarit të partisë.
 
Të pyetur nga Report Tv disa prej politikanëve para kamerave nuk e fshehin keqardhjen për mospërfshirjen e në parlamentin e ardhshëm.
 
Por megjithatë të gjithë shprehen se do të jenë pjesë e fushatës dhe do të kontribuojnë për ps.
 
Padyshim do ti them dhe kolegëve të mi nëse është rasti që nuk ka asgjë është diçka e natyrshme kjo që po ndodh, pavarësisht se mund të ketë ndonjë qejfmbetje, mendonte që do të ishte, e mendoja dhe unë këtë gjë është fare e natyrshme, do të dëshiroja të mos bëja hipokritin të isha edhe këtë 4 vjeçar sepse tani ka filluar periudha e madhe e transformimeve në qarkun e Vlorës dhe e gjithë kjo punë që është bërë që kur ishim në opozitë të bindur që do bëhet dhe me fillimet në 4 vjeçarin e dytë tani do ishte rasti ti gëzonim dhe ti shijonim bashkarisht”, tha Fatmir Toçi
 
“Unë nuk kam lindur deputete, unë jam anëtare e Partisë Socialiste dhe e tillë do të mbetem dhe patjetër që do kontribuoj për komunitetin tim si qytetare e Durrësit, si anëtare e PS dhe nuk do rresht asnjëherë së punuari për komunitetin thjesht edhe si Esmeralda Shkjau”, tha deputetja Shkjau.
 
“Keqardhje mund të thuhet po, për sa kohë që ke qenë deputet dhe i bën një vlerësim vetes dhe mendoj që s kam qenë keq si deputet. Unë i majtë jam, i PS-së jam dhe do kontribuoj në fushatë për të mbrojtur çfarë është bërë në këto 4 vjet. Unë jam pedagog dhe do të vazhdoj si i tillë”, tha deputeti Namik Kopliku.
 
Kjo e martë ishte e fundit ditë e punimeve në komisionet në kuvend.
 
Mbledhjet e tyre më shumë sesa për të miratuar ligej shërbyen si një mundësi e mirë përshëndetjeje mes atyre që do të shpërndahen në fushatë dhe atyre që atë do ta ndjekin nga ekrani.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut