Këngëtarja me origjinë shqiptar Rita Ora ishte një nga më të vlerësuarat për paraqitjen e saj në eventin e rëndësishëm Met Gala. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq me një fustan ngjyrë gold e shoqëruar nga modelja Kate Moss dhe këngëtarja Lizzo.
Në emisionin ‘The tonight show’ me Jimmy Fallon ajo ka zbuluar se gjithë mbrëmjen e kaloi duke flirtuar me kamerierët pasi ishin shumë të paraqitshëm.
“E pashë Lizzo-n që kthente kokën prapa. Aty e kuptova që po flirtonte me kamarierët. Kështu u përfshiva edhe unë. Ishin dhe shumë të pashëm.”, ka përfunduar Rita.
Komento