Dasma e çiftit të njohur të showbizit shqiptar bëri goxha bujë në mediat lokale, pavarësisht se as Sara hoxha dhe as Ledion Liço nuk i mbushën rrjetet sociale me postime nga ceremonia. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në vilën Erba, buzë liqenit të Comos në Itali.
Mikesha e tyre e vjetër Arbana Osmani nuk u shfaq në dasëm dhe spekulimet ishin të shumta në lidhje me prishjen e shoqërisë me dyshen e njohur. Vetëm para pak orësh Sara ka publikuar disa foto nga ceremonia e martesës. Mes shumë komenteve dashamirëse ra në sy sy edhe komenti i Arbanës.
Komenti i Arbana Osmanit në foton e Sara Hoxhës
“Shumë bukur,”- shkruan moderatorja, duke lënë të kuptohet se gjithçka shkon mirë mes tyre.