Këngëtari Ledri Vula, është përfolur kohët e fundit në rrjet se është në një lidhje, pasi nisën të qarkullonin disa foto, ku shihej krah një vajze tjetër.
Reperi së bashku me vajzën e quajtur Rina Zaiti, e cila është motra e reperit Ron Zaiti, u panë fillimisht teksa shijonin pushimet në Jug, ndërsa më pas u bë publike një foto ku ata ecnin krah njëri -tjetrit në rrugët e Londrës.
Mirëpo, i pyetur nga Arbana Osmani në intervistën e dhënë së fundmi, Ledri nuk pranoi të ishte në një lidhje të re.
“Për momentin mirë jam, më vone si dihet çfarë ndodh”.
Më tej, i pyetur nëse fakti që tashmë është single ka të bëjë me zhgënjimin që ka pësuar apo thjesht nuk do të investojë tek dikush tjetër.
“Jo nuk ka të bëjë, gjithmonë ka vend për dashuri. Unë jam shum i dashur, real, familjar”, u përgjigj ai.
Reperi Ledri Vula ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë edhe për ndarjen nga partnerja e tij Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poin.
Artisti është shprehur se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.
'Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet', tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2117
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ledri Vula flet për raportin me Sarën pas ndarjes: Jemi ende shokë
29 Dhjetor 2024, 15:11
-
Ledri Vula dhe Sara Hoxha ritakohen pas ndarjes! Ish-çifti shtrëngojnë duart me njëri- tjetrin (FOTO)
28 Dhjetor 2024, 17:47
-
Poem feston ditëlindjen, Ledri Vula dhe Sara Hoxha bëjnë dedikimet e ndjera: Rrahjet e zemrës tem me tuat (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 15:00
-
Pas ndarjes, Sara Hoxha 'hakmerret' ndaj Ledri Vulës? Merr këtë hap të rëndësishëm për vajzën e saj
7 Nëntor 2024, 16:33
-
Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti
6 Gusht 2024, 20:56
-
‘Nuk e kisha përjetuar asnjëherë’, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin
31 Maj 2024, 22:38
-
Ledri Vula konfirmon ndarjen nga Sara?
26 Maj 2024, 10:20
-
U aludua se tatuazhi i Sarës i dedikohej Ledrit, ja si qëndron e vërteta
28 Prill 2024, 15:01
-
Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës
27 Prill 2024, 08:15
-
As bashkë, as të ndarë! Sara Hoxha bën lëmsh rrjetin me deklaratën e fundit për Ledrin
6 Prill 2024, 20:32
-
Ndihmoi vajzat të arsimohen, gjyshja e Ledri Vulës: Bashkë më të forta! FemFest bën bashkë 45 gra nga të gjitha trojet shqiptare
8 Mars 2024, 19:43
-
Ledioni apo Arbana? E konfirmon Sara Hoxha, ja kush do të prezantojë 'Big Brother VIP'
2 Janar 2024, 07:41