Nuk vendosi hixhabin, adoleshentja në Iran pëson vdekje klinike! Armia Garavandi një Mahsa Amini e dytë, ra në koma pasi u dhunua nga policia

Një vajzë adoleshente iraniane, e cila ra në koma në fillim të këtij muaji pas një konfrontimi të dyshuar me zyrtarët policorë për shkeljen e ligjit të hixhabit, ka pësuar vdekje në tru, raportuan shtetërore iraniane.

Sipas tyre, kjo situata shëndetësore e 16 vjeçares erdhi edhe pas përpjekjeve të stafit mjekësor.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të futeshin në një stacion metroje në Teheran në fund të shtatorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk e kishin veshur hixhabin, gjë që është detyrim në Iran. Oficerët e rrahën Armitën, 16-vjeçe, së cilës i ra të fikët më vonë pasi kishte hyrë në një tren.

Ajo u dërgua në spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku ka rënë në koma që nga 1 tetori, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të cilët pretendojnë se Armita është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për bartjen e shamisë së kokës.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se Armita e kishte humbur vetëdijen për shkak të presionit të ulët të gjakut dhe si pasojë e kishte përplasur kokën në skajin e vagonit të metrosë.

Por një grup me bazë në Norvegji që vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, e ka hedhur poshtë versionin zyrtar të ngjarjeve. Ky grup tha më 3 tetor se Garavandi ishte viktimë e një sulmi të rëndë fizik nga anëtarët e policisë famëkeqe të moralit dhe se ajo u sulmua për shkak se nuk iu përmbajt ligjit për hixhabin.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin