Nuk vërtetohet vdekja e Admir Muratajt, shtyhet seanca

Nuk vërtetohet vdekja e Admir Muratajt, shtyhet seanca

Seanca për vërtetimin e vdekjes së Admir Muratajt është shtyrë për në datën 14 Maj. Gjykata ka urdhëruar Policinë  e Vorës që të ribëjë kontrolle për njoftimin e tij si i pandehur apo edhe njoftimin e familjarëve.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se Prokurori Eneid Nakuçi ka deklaruar se është dërguar OPGJ në Tropojë por ai nuk është çregjistruar ende në gjendjen civile. Nakuçi thotë se në mjekësinë ligjore thuhet se i vdekuri në ngjarjen e 9 Prillit është Admit Muarataj por ende nuk është paraqitur akti, ndërkohë që identifikimi i tij është bërë me anë të gjurmëve të gishtave.

Trupa gjykuese sot në seancë

Admir Murataj u vra në një javë më parë, më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë,  pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Pasaporta greke e Admir Muratajt

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja