“Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë zv/ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland në një intervistë për televizionin publik.
Sipas saj, “debati për këtë çështje në Kuvend është relativisht artificial dhe problemi është i sajuar”.
Nuland ka potencuar se “Kosovës i duhet një kuvend funksional ku politikanët debatojnë për të gjetur zgjidhje të çështjeve, e jo që të hedhin gaz lotsjellës ose të bojkotojnë e të bëjnë gjëra të tilla”.
“Shtetet e Bashkuara e mbështesin marrëveshjen me Malin e Zi, sepse kjo është çështje e sovranitetit për Kosovën”, potencoi Asistentja e Sekretarit Amerikan, duke shtuar se SHBA-të kanë njëzet vjet që investojnë në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com