Nuland, ish-mikesha e Bashës rikthehet në Tiranë: Qytet fantastik, pashë historinë e vendit në Bunk'Art, ju përgëzoj zoti kryebashkiak (VIDEO)

“Tirana duket një qytet fantastik”. Kështu shprehet ish-zv/ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland e cila është rikthyer në vendin tonë tre vite nga vizita e saj e parë në vitin 2016 ku i hapi rrugë miratimit të Reformës në Drejtësi. Duke folur në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Nuland, e cila ka qenë e njohur në 2016 si mikeshë e Lulzim Bashës, e përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për punën që ka bërë në krye të Bashkisë së Tiranës dhe për transformimin e qytetit, ndërsa ka rrëfyer edhe disa momente nga shëtitja e saj në rrugët e qytetit.

“Tek ecja në qytet, është hera e parë që kthehem nga viti 2016 dhe qyteti duket fantastik dhe ju përgëzoj zoti kryebashkiak dhe gjithkënd që është marrë me këtë punë. Po mendoja, pse këto pemë që kemi mbjellë së bashku, janë rritur kaq mirë në Shqipëri. Pastaj shkova te “Bunk’Art” dhe ndenja diku te gjysmë ore, 45 minuta duke parë historinë e vendit tuaj dhe besoj se është një rezultat i drejtpërdrejt i asaj kohe të errët të historisë suaj, sepse ju e kuptoni sesa e vlefshme është çdo gjë që lidhet me lirinë. Aftësia juaj për të rritur bizneset tuaja, për të forcuar komunitetet tuaj, për të rimarrë kulturën tuaj pas kaq e kaq vitesh, këto janë të njëjtat instinkte që në njëfarë mënyre i dhanë shpirt një projekti tjetër që unë kam mbështetur, që ishte rrugëtimi juaj në NATO”, theksoi ish-Zv/ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland.

Nuland erdhi në Tiranë në 10 korrik 2016 dhe afroi palët në qëndrimet e tyre. Pas vizitës së saj, më 21 korrik 2016 Reforma në Drejtësi u votua me 140 vota në parlament.

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!