Nuland-Rama:Marrja e statusit
rëndësi për të ardhmen europiane

Nuland-Rama:Marrja e statusit<br />rëndësi për të ardhmen europiane
TIRANË - Gjatë takimit që Ndihmës Sekretarja e SHBA, Victoria Nuland ka zhvilluar me kryeministri Rama, përgëzoi marrjen e statusit kandidat, duke theksuar se ky vendim i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit tonë është kurorëzim i reformave te ndërmarra nga qeveria shqiptare
 
Ndërkohë që Kryeministri Rama e njohu zyrtaren e lartë të departamentit të shtetit me vizionin e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar si edhe nevojën që sistemi i drejtësisë ka për t’u reformuar, ide të cilat mësohet se janë mbështetur plotësisht Nuland.
 
Bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e bisedës, për të cilën Kryeministri Rama dhe Ndihmës Sekretarja Nuland ranë dakord se nevojitet një dimension i ri bashkëpunimi, që do të mundësonte intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjen e sipërmarrësve amerikane për të investuar në Shqipëri. Nuland vlerësoi edhe projektin strategjik të gazsjellësit TAP dhe rolin e Shqipërisë në sigurinë energjetike në Europë.
 
Nuland vlerësoi rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë qoftë në zhvillimet e fundit ndërkombëtare në Ukrainë, qoftë në avancimin e demokracisë dhe promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
 
Gjatë takimit Nuland shoqërohej nga Ambasadori Arvizu, Gjeneral Major Kee dhe Evelyn Farkas, kurse Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Bushati, Ministrja e Mbrojtës Kodheli dhe Ministri i Brendshëm Tahiri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori