Numërimi, deputeti i PS: Ja pse
do e thellojmë më shumë rezultatin

Numërimi, deputeti i PS: Ja pse<br />do e thellojmë më shumë rezultatin
Deputeti i PS, Ervin Bushati në një intervistë për Report Tv shprehet se PS do të thellojë akoma më shumë fitoren në kutitë që kanë mbetur pa numëruar.
 
“Zemra e Tiranës na ka ngarkuar me një përgjegjësi shumë të madhe, kemi 10-fishuar diferencën me PD.
 
Qytetarët na kanë ngarkuar me një përgjegjësi të madhe për të ecur më shpejt me reformat.
 
Qytetarët kanë vlerësuar punën e qeverisë. Përsa i përket kutive që nuk janë numëruar, jam i bindur që do të thellohet mbështetja, pasi bashkia është mbështetur në vitet e fundit.
 
Jemi në kufi të 18 mandatave, por sa më shumë numërohet aq më shumë thellohet diferenca
” deklaroi ai.
 
Por a do ta bëjë PS vetëm qeverinë në mandatin e dytë?
 
“Unë mendoj se nuk ka të bëjë shumë se si do të qeveriset nesër në koalicion apo jo, por faktin që qytetarët i mbështetën reformat, një besëlidhje” Ervin Bushati.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’