Numërimi i votave, elektronike

Numërimi i votave, elektronike
Komisioni për Reformën Zgjedhore i mbledhur mesditën e sotme ka diskutuar rreth aplikimit të sistemit elektronik të numërimit të votave në zgjedhje në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, komisioni vendosi që votat të numërohen me anë të sistemit elektronik, ndërsa lidhur me mënyrën sesi do të veprohet me këtë sistem do të përcaktohet në takimet në vijim.

Në këtë kuadër u vendos që Qendrat e Votimit të mos hapen më në ambiente private si dhe të ulet numri i këtyre qendrave.

Ditën e hënë në një tryezë të organizuar nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë me praninë e ambasadorit Eugen Wollfarth u konstatua nevoja për numërim elektronik.

Në javët e fundit klasa politike shqiptare dhe veçanërisht faktori ndërkombëtar në vendin tonë kanë theksuar se procesi i Reformës Zgjedhore duhet të ecë me ritme më të shpejta.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)