Masat Anti-COVID/ ISHSH paralajmëron zero tolerancë, por vendos vetëm 17 gjoba në 1 mijë inspektime

Masat Anti-COVID/ ISHSH paralajmëron zero tolerancë, por vendos vetëm 17 gjoba në 1 mijë inspektime

Foto ilustruese

TIRANË- Me shtimin e rasteve me COVID-19, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor thotë se ka dalë në terren për të kryer monitorim në njësitë tregtare të hapura për zbatimin e protokolleve gjatë pandemisë.

Nga 985 inspektime që ISHSH thotë se ka kryer në të gjithë vendin, janë marrë vetëm 17 masa administrative me gjobë. Edhe pse Inspektorati Shëndetësor thotë në një njoftim zyrtar se “do të ketë zero tolerancë ndaj subjekteve”, shifra e gjobave të vendosura duket e dyshimtë kur nga vëzhgimet që Report Tv ka kryer në bare e restorante në kryeqytet dhe në rrethe, askush nuk është me maska ndërkohë që nuk ruhet distancimi social.

Kontrollet u kryen në dyqane ushqimore, restorante, piceri, fast-food, furra buke e pastiçeri, zyra pagesash, klinika, parukeri dhe tek taksitë, thotë ISHSH, ndërsa numri më i madh i gjobave, 9 të tilla, janë marrë në supermarket. 

Në total janë kryer 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa 17 gjobat janë ndarë si më poshtë: 9 gjoba për supermarketet, 3 gjoba për furrë buke/pastiçeri, 2 për bare kafe/ restorante, 1 për zyrë pagesash, 1 për depo farmaceutike dhe 1 për shërbimet taksi.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja