TIRANE - Demokristianët janë në përfundim të procesit të bisedimeve për unifikimin e tyre dhe shkrirjern në një parti të vetme në spektrin politik shqiptar. Teksa kanë në përbërje dy deputetë, pesha për pkëtë unifikim u ka rënë Kristian Demokratëve të Mark Frrokut dhe PDK të Nard Ndokës.
“Kjo është një përpjekje e sinqertë, një tentativë pozitive për unifikim e të gjithë spektrit demokristian, e të gjithë faktorëve në përgjigje edhe të kërkesës së bazës apo anëtarësisë që përfaqësojmë. Bashkimi për interesa madhore dhe jo thjesht pragmatiste, në emër të jetësimit të filozofisë kristiane dhe përfaqësimit sa më dinjitoz në të gjitha nivelet e legjislativit apo ekzekutivit është diçka e arsyeshme dhe e mirëpritur”, deklaroi Dhimitër Muslia, sekretar i Përgjithshëm i PKDSH.
“Me qëllim që këto subjekte të mos shërbejnë si shtojca votash për partitë e mëdha siç ka qenë zakon, por të ndërtojnë profilin, fizionominë e tyre në përputhje edhe me traditën, të kaluarën e tyre historike të lavdishme, me frymën dhe moralin e Europës moderne ku duam të integrohemi.
Kjo do ta bënte më të larmishme jetën politike në tërësi, do ishte një vlerë e shtuar e mozaikut të ngjyrave pluraliste në vend. Por hë për hë ky është vetëm një projekt që do kohën e vet për t’u realizuar”, ka nënvizuar av.Muslia.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com