Numri i aksidenteve rrugore u ul me 25 % gjatë prillit

Numri i aksidenteve rrugore u ul me 25 % gjatë prillit

Foto arkiv, aksidente

Numri i aksidenteve rrugore u ul me 25 % gjatë muajit prill, krahasuar me prillin e një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në muajin prill 2023 numërohen 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin prill 2022.

Gjithsej, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 25 %. Ndërkohë, rënie shënoi edhe numri i të aksidentuarve.

Sipas INSTAT-it, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona nga 132 në muajin prill 2022.

Raporti i INSTAT tregon se aksidentet rrugore, në 87 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha deri 24 vjeç, duke zënë 24.6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 15 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ata

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë