Numri i individëve të cilët zotërojnë të ardhura vjetore me vlerë mbi 15 mijë euro në vit ka pësuar rritje me 18.3 për qind vitin e kaluar.
Këto të dhëna janë bërë publike nga administrata tatimore.
Tashme ligji shqiptar detyron çdo person që realizon të ardhura mbi 2 milionë lekë ose 15 mijë euro në vit, të dorëzojnë në administratën Tatimore deklaratën e të ardhurave vjetore.
Me anë të këtij dokumenti, individi deklaron të ardhurat që ka fituar përgjatë vitit parardhës nga paga, qeratë e pronave apo dividenti, pa përfshirë këtu fitimin nga biznesi i vogël.
Sipas Tatimeve, në vitin 2015 pati vetëm 6.340 qytetarë, të cilët rezultojnë se kanë fituar më shumë se 2 milionë lekë të ardhura për gjithë vitin. Ndërsa vitin e kaluar lista u shtua dhe me 1.200 persona të tjerë, duke arritur në 7.500 vetë.
Nga të dhënat mësohet se numri i personave të cilët fitojnë mbi 15 mijë euro në vit po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Por përsëri ai mbetet i ulët në raport me numrin total të të punesuarëve, përkatësisht vetëm 1.2 për qind e tyre, pa përfshirë këtu të punësuarit në sektorin e bujqësisë.
Sistemi Tatimor në Shqipëri i takson në mënyrë progresive të ardhurat e individëve me tre shkallë të ndryshme tatimore, 0-13, dhe 23 për qind. Kjo bën të mundur që shumë individë të mos deklarojnë të ardhurat reale.
Rritja e vetdeklarimeve tregon se qytetarët janë ndërgjegjësuar, ose ekonomia ka prodhuar më tepër milionerë sipas standardit shqiptar.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com