Pas një fundjave të vështirë në 'Interlagos' (Brazil), ku Ferrari nuk arriti pritshmëritë, kreu i 'Kokëkuqes', John Elkann, ka dalë me një reagim të fortë ndaj pilotëve dhe skuadrës. Në një analizë të hapur, Elkann theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet në performancën në pistë dhe jo në deklaratat për shtyp.
“Nëse shikojmë kampionatin, mekanikët kanë bërë maksimumin e tyre. Kjo duket qartë në provat zyrtare ku kemi arritur disa 'pole-position', si dhe në 'pit stopet' gjatë garave”, tha Elkann.
Ai vuri në pah përmirësimet e dukshme të makinës, për shkak të punës së inxhinierëve, por shtoi:
“Pjesa tjetër nuk ka qenë në nivelin e duhur. Më saktë, ka qenë një zhgënjim i madh”, pranoi Elkann.
Me këtë mesazh të fortë, Elkann duket se kërkon nga pilotët që të përqendrohen më shumë në drejtimin e makinës dhe rezultatet në pistë dhe jo në fushatën mediatike jashtë saj.
Komente





