TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani përfundoi në spital gjatë muajit shtator pas një krize epileptike. Por, në media qarkulluan lajme se Dumani mund të ishte helmuar për shkak të karkalecave, edhe pse në fakt pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, u mësua se komplilacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike.
SPAK nuk i ka shpëtuar kësaj pyetje dhe në regjistrin e transperencës për muajin shtator. Prokuroria e Posaçme është pyetur nëse Dumani ka konsumuar karkaleca deti brenda qelisë, por SPAK thotë se kjo çështje, nuk është në kompetencë të saj, por e Drejtorisë së Burgjeve.
Pyetjet: Ju drejtohemi për të kërkuar informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të paraburgosurit N.D, I cili sipas burimeve ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në qeli. Në mënyrë të veçantë do të donim të sqaroheshin këto çështje: 1. Cila është gjendja aktuale shëndetësore e tij? Çfarë masash mjekësore janë marrë nga ana e stafit të institucionit? Si ështa e mundur që media raportojnë se Dumani ka konsumuar karkaleca deti në qeli. A kanë qenë pjesë e menusë apo i paraburgosuri ka mundësi për të porositur nga jashtë?
SPAK: Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj.
Po ashtu, SPAK i përgjigjet edhe pyetjes përse mungoi kryeporokurori Altin Dumani në seancën konstituive të Kuvendit.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare”-thuhet në përgjigjen e SPAK.
Komente










