Këshilltari i presidentit të Kosovës Adri Nurellari është shprehur se treni me provokimet për Kosovën ka ardhur për shkak se Serbia ndodhet para zgjedhjeve presidenciale.

I ftuar në  emisionin "Rreze dielli" Nurellari ka deklaruar se retorika që pasoi pas trenit serb, ishte një  formë  e fshehur për të  mbledhur vota me tone nacionaliste.
 
" Vuçiç ka ambicie për t'u bërë  president. Mendohet se ai do të  kandidojë  kundër Nikoliçit në  këto zgjedhje presidenciale. Duke qenë  se disa nga vendimet e Vuçiç  kanë  pasur pengesa nga presidenti, atë herë  ai kërkon këtë  post. Deklaratat e tyre nuk janë  në  një  periudhë  normaliteti por ngaqë  janë  në  prag zgjedhjesh presidenciale në  mënyrë  që  të  mblidhen vota me tone nacionaliste. Është  e pritshme që  të  ndizen tone nacionaliste për të  marrë  vota në  mungesë  të  një  plani konkret. Kjo e bën më  të  lehtë  për të  marrë  vota" u shpreh Nurellari.
 
I pyetur se përse autoritetet kosovare patën një formë hezitimi për të ndalur trenin serb të hynte në Kosovë, këshilltari i presidentit të Kosovës, Nurellari u përgjigj se vinte për dy arsye kryesore, pikë  se pari për shkak të  hezitimit të  ndërkombëtarëve dhe pse në  të  kaluarën ka pasur shumë trena të  tillë .

Ai shprehet se mos ndërhyrja në kohë do të kishte një kosto të madhe për imazhin e Kosovës.
 
"Ishte relativisht e papritur mënyra se si u trajtua, dhe retorika u përshkallëzua. Hezitimi erdhi për arsye se edhe në ndërkombëtarëve patën një  hezitim po edhe kryeministri Mustafa pati një  lloj stepje.  Mos ndërhyrja në  kohë  do të  kishte   të  kishte kosto të  madhe për imazhin e Kosovës. Thaçi  u tregua zyrtari i parë  dhe i vetëm, që  edhe pa ardhur treni u deklarua kundër tij.  Ai vuri para përgjegjësisë   institucionet  shqiptare dhe i mobilizoi në  kohën e duhur, duke bërë  që  të  mos kishte mëdyshje", deklaroi Nurellari . 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)