Dhuna në familje në familjet shqiptare nuk është një fenomen që prek vetëm bashkëshortët mes tyre, prindërit ndaj fëmijëve e anasjelltas, por edhe anëtarët e tjerë të familjes.

I tillë është edhe rasti më i fundit në Elbasan aty ku nusja ka dhunuar për spital vjehrrën e saj 68-vjeçare.

Sipas policisë së Elbasanit, pas një telefonate që kanë bërë komshinjtë e familjes, është arrestuar Xh. Q,  39-vjeçe pasi në banesë, në fshatin Labinot Mal dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj,  R.Q, 68-vjeçe.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)