TIRANE-22-vjeçarja Fatjona Bumja është arrestuar pasi i ka vjedhur 6400 dollarë vjehrrit.
Denoncimi ka ardhur nga vjehrri i 22-vjeçares i cili fillimisht ka pasur dyshime që nusja e djalit i kishte vjedhur paratë.
Nga dyshimet e vjehrrit policia ka arritur të zbulojë se 22 vjeçarja Bumja ka vjedhur shumën vjehrrit të saj ndërsa pas arrestimit ajo ka pranuar vjedhjen.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.
Komente









